McManaman e do yllin e madh te Real Madridi

Sport October 18, 2018 - 23:30
Lajmet e fundit nga sporti

Steve McManaman i ka dhënë një këshillë Real Madridit rreth transferimeve.

Legjenda e Real Madridit, Steve McManaman është rikthyer që të flas rreth mënyrës së transferimeve të ish-skuadrës së tij, duke thënë se ata duhet ta transferojnë Kylian Mbappen.

“Natyrisht që është e mundur, gjithçka është e mundur tani”, ka thënë ai kur është pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm të Neymar ose Mbappe te Real”, ka thënë ish-lojtari i madrilenëve, përcjell “lajmi.net’

“Cilin do të zgjidhja nga të dy? Mbappe. Ai është i ri, është 19 vjeç dhe mendoj se mund të përmirësohet akoma dhe se do të ishte më i lehtë për t’u marrë”, ka shtuar më tej McManaman.