FIFA pret një të ardhme të ndritshme për Kosovën

Sport October 18, 2018 - 19:47
Lajmet e fundit nga sporti

Kosova është duke e shijuar një rritje të madhe në ranglistën e FIFA-s gjatë kohëve të fundit. Lojërat dhe rezultat e mira kanë bërë që “Dardanët” të mos kenë asnjë humbje në vitin 2018. Shkëlqimi i Kosovës i ka rënë në sy edhe FIFA-s, e cila përmes uebfaqes zyrtare ia ka kushtuar një shkrim ekipit Verdhekaltër, transmeton "Zëri.info".

Kosova e shpalli pavarësinë e saj para dhjetë vjetësh e gjysmë, por iu deshën tetë vjet që Kongresi i FIFA-s t’i japë mirëseardhje shtetit të vogël evropian në arenën globale të futbollit.

Tashmë në vjeshtë të 2018-ës Kosova ka një numër të mëdha objektivash dhe është e vendosur drejt rrugës së suksesit. Po, ata patën një ecuri të vështirë gjatë kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2018, me vetëm një pikë të grumbulluar (atë ndaj Finlandës) nga dhjetë ndeshje, por ishte një gjë paksa pritja, duke parë kundërshtarët e tyre të vështirë si nënkampioni botëror, Kroacia, Turqia, Islanda dhe Ukraina.

“Ju thjesht duhet të kujtoni se ne në të vërtetë s’kishim nga t’ia fillonim. Federata jonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit. Stadiumi është tani i përdorshëm dhe ne kemi ligën tonë. Ne tani mund të zhvillojmë stilin tonë të lojës dhe lojtarët tanë janë duke u bërë më me përvojë”, ka deklaruar kapiteni dhe lojtari me më së shumti paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës, Samir Ujkani, për “FIFA.com”.

“Dardanët” vazhdojnë që të ngjiten në ranglistën botërore, duke u ngritur në vendin e 138-të në muajin shtator. Së fundmi ata regjistruan fitoren e tyre të parë në një ndeshje zyrtare, duke i mposhtur Ishujt Faro me rezultatin 2:0 në Ligën e Kombeve, derisa rezultatet e fundit në këtë garë përfshijë fitoren 3:1 ndaj Maltës, një barazim pa gola me Azerbajxhanin dhe barazimin 1:1 në udhëtim te Ishujt Faro.

Nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes, i cili e zëvendësoi Albert Bunjakun para rreth një viti, Kosova kryeson në Grupin 3 të Ligës D dh po shpreson që të ngitet në Ligën C.

“Ne jemi të shumë të lumtur me këtë dhe unë madje mendoj se mund të hyjmë në top 100 vendet e para pas disa muajsh. Ky është objektivi ynë kryesor. Pas kësaj ne do të vendosim disa qëllime të reja”, është shprehur Ujkani

. “Puna ime është që të mbaj lart shpirtin, derisa kemi sukses kur jemi në humor pozitiv brenda skuadrës. Edhe pse kjo nuk do të shkojë gjithmonë kështu në terma afatshkurtër, ne duhet të punojmë si ekip dhe të shkojmë mirë me njëri-tjetrin në terma afatgjatë. Edhe pse lojtarët e rinj janë të ulur në stol unë u flas atyre për të krijuar një atmosferë pozitive. Ne jemi si një familje. Brenda dy ose tre vjetësh Kosova do të ketë përparim të nevojshëm edhe për të fituar një grup kualifikues për një turne të madh një ditë”, shton ai. “Euro 2020” është një ëndërr të cilën ata duan ta kthejnë në realitet, transmeton tutje "Zeri.info". 

“Në ditët e para tifozët tanë ishin të padurueshëm dhe mendoni se ne menjëherë do të fitonin grupin tonë kualifikues të Kupës së Botës, por askush nuk mund ta kishte pritur këtë. Kjo është një kthesë e madhe për ne, duke punuar se kur të sulmojmë kundërshtarin tonë dhe kur të kthehemi prapa. Kundër Azerbajxhanit para disa javësh ne thjesht e largonim topin për disa minuta jashtë fushe për t’i bërë ballë presionit të kundërshtarit. Ky ishte një mësim i vlefshëm për skuadrën time dhe për mua. Ne rrezikojmë më pak tani dhe gjithashtu jemi duke e balancuar mirë sulmin dhe mbrojtjen”, thotë portieri i Caykur Rizesporit.

Me synimin për të hyrë në 100 vendet e para në sytë e tyre, Evropianin në mendjet e tyre, me ambiciet dhe me synimet e mëdha nuk ka dyshim që Kosova është një ekip në rritje. Kur u pyet për skuadrat që do të donte të ndeshej ndonjë ditë, kapiteni 30-vjeçar u përgjigj: Brazili ose Argjentina! Ne pa dyshim që do të kemi një shans për të luajtur kundër ekipeve evropiane në kualifikimet për Evropian, por një duel kundër Lionel Messit, Neymarit dhe lojtarëve të tjerë të klasit botëror pa dyshim që do të ishte një arritje e madhe për shtetin tonë”. /ZERI