Berisha shembull për t’u ndjekur, ja çfarë është në gjendje të bëjë për Kosovën!

Sport October 18, 2018 - 14:45

Bernard Berisha nuk është duke u aktivizuar nga trajneri Bernard Challandes në fanellën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, futbollisti ofanzivë duket se nuk e ka shumë problem dhe po tregohet një profesionist i vërtetë pasi nuk po i ndihet zëri.

Futbollisti i krahut të majtë nuk luajti fare në dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve, por e shfaqi megjithatë dashurinë e madhe për vendin e tij.

“Gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Berisha në “Instagram”.

Berisha ishte njëri prej futbollistëve të parë që u ishte bashkuar “Dardanëve” që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA. /Zëri/