Valon Berisha i ka dy fjalë për Kosovën

Sport October 18, 2018 - 14:41
Detajet

Valon Berisha thotë se barazimi i Kosovës me Ishujt Faro nuk ishte rezultat i keq, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar thotë se më e rëndësishmja është se Verdhekaltrit vazhdojnë të prijnë në grupin e tyre në Ligën e Kombeve.

“Ne u munduam të fitonim kundër Ishujve Faro, por barazimi është i mirë po ashtu. Ne jemi në krye të grupit. Fatkeqësisht, kundërshtari ynë u mbyll dhe ishte e vështirë të shënonim”, ka thënë përfaqësuesi kosovar në konferencë për shtyp.

Berisha është rikthyer tek Lazio dhe beson se shpejt do ta kthejë formën ideale, të cilën e gëzonte para lëndimit. /Zëri/