Stadiumi i qytetit në Kamenicë fillon të ndryshojë pamje (FOTO)

Sport October 18, 2018 - 14:37
Detajet

Stadiumi i qytetit në Kamenicë është njëri ndër impiantet e shumta në vend që ndodhet në fazën e renovimit, shkruan Gazetasheshi.com.

Në këtë stadium tashmë është ndryshuar gjithçka, derisa punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraprë.

Dhomat e zhveshjeve, stolat e skuadrave dhe pista për vrapim tani është gati, ndërkohë që po punohet në pjesën qendrore të stadiumit.

Gjatë ditës së hënë i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi vitizoi impiantin në renovim e sipër, derisa dhuroi rekuizitat sportive për ekipin e KF Dardanës që garon në Ligën e Dytë të Futbollit kosovar.

Image

Image

Image

Image