Mayweather – Khabib, ky është lajmi i fundit

Sport October 18, 2018 - 13:28
Lexo detajet!

Floyd Mayweather ka pretenduar se ai do të fitonte më shumë për meçin ndaj Khabib Nurmagomedov – sesa ai kur e mposhti Conor McGregor.

Legjenda e boksit nuk ka luftuar që kur ai e dërgoi rekordin e tij në 50-0 me fitoren ndaj irlandezit, shkruan GazetaBlic.

Ai u ftua për një meç nga Nurmagomedov pas fitores së rusit ndaj McGregor. Mayweather e ka pranuar sfidën dhe tani ka folur për një meç ndaj rusit.

“Oh, ne luftojmë, ai më thirri, andaj ai duhet të vijë në botën time”, tha Mayweather për TMZ.

“Unë jam shefi. Pra, nuk mund të them se çfarë do ndodh në fund me Khabib, por unë do të mundohem që kjo të realizohet. “Unë do të them se mund të fitojë diku midis 110 milionë deri në 200 milion euro të garantuara. Meçi do të ndodhë në ring dhe jo në kafaz”, përfundoi ai. /Gazetablic