Haxhi Krasniqi, optimist për duelin e 17 nëntorit

Sport October 18, 2018 - 12:38

Haxhi Krasniqi është optimist se do ta fitojë duelin e 17 nëntorit në Dessau ndaj Stefan Hartelit për ta mbrojtur titullin e kampionit evropian, shkruan sot gazeta Zëri.

“Kundërshtari mund të ëndërrojë. Unë do ta demonstroj forcën time dhe do të mbetem 100 për qind fitues”, ka thënë boksieri junikas në konferencë për shtyp.

Kurse kundërshtari i tij ka thënë se do ta mposhtë Krasniqin dhe do ta çojë në pension pasi mendon se të gjithë boksierët mund të mposhten. /Zëri/