Ramsey të emërohet kapiten i Arsenalit

Sport October 18, 2018 - 10:35
Detajet

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere mendon se Aaron Ramsey duhet të emërohet kapiten te klubi londinez, transmeton zeri.info

Ramsey ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe e ardhmja e tij në “Emirates” është vënë në dyshim.

“Ai (Ramsey) është rritur për të qenë një lojtar i madh i Arsenalit. Ata mund të arrijnë me një lojtar si ai. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë ai për klubin”, deklaroi Wilshere.

“Për mendimin tim ai është kapiteni i ardhshëm i Arsenalit. Unë e di se ai e do klubin. Është e vështirë për mua që të komentoj sepse nuk jam më aty, por unë e di se ai është një lojtar i madh, nëse do të isha unë do të doja që ta mbaja afër”, shtoi futbollisti i West Hamit.

“Ai është një djalë i mirë për ta pasur afër. Ai ka qenë pjesë e klubit për një kohë të gjatë dhe e di situatën e brendshme. Gjithashtu edhe nëse e shikoni se çfarë ka bërë ai për klubin. Ne shkuam në ekipin e parë në vitin e njëjtë. Ai erdhi nga Cardiffi dhe unë erdha nga ekipi i të rinjve. Ne automatikisht shkonim mirë mes vete sepse ne ishim të dy të rinj në atë lloj ambienti”, u shpreh reprezentuesi anglez./Zëri