Lojtarët që gati e shkatërruan karrierën duke qëndruar te Barcelona

Sport October 17, 2018 - 23:37
Lajmet e fundit nga sporti

Paco Alcacer po konsiderohet si transferimi më i qëlluar i afatit kalimtar veror.

Jo pse këtë po e thotë ndonjë medie e njohur sportive, por ky cilësim vjen pas formës së mirë që po kalon sulmuesi spanjoll te Borussia Dortmundi pas largimit nga Barcelona.

25 vjeçari ka arritur që në këtë fillim sezon të realizoi shtatë gola me Borussia Dortmundin dhe tri me Spanjën, për të dëshmuar më së miri se sa po e shijon largimin nga Barcelona.

Pas largimit nga Valencia më 2016 për në Camp Nou, ai pati 50 paraqitje, vetëm në 22 prej tyre ishte startues.

Në ligë, ai luajtu shumë pak, pak më shumë se 1500 minuta për dy sezone sa ishte në Barcelonë, me dy vite ku nxehu bankën, e ku shihej se ka ngecur në karrierën e tij.

“E lashë Barcelonën sepse desha të jem i lumtur kur luajë futboll”, kishte thënë ai disa ditë më vonë.

Raste të njëjta sikurse të Alcacer mund të llogariten edhe ato të Thiago Alcantara (sot lojtar i Bayernit), Cristian Tello dhe Thiago Motta, ky i fundit në vitin 2010 fitoi Ligën e Kampionëve me Interin, ku ishte lojtar kyç në formacionin e Jose Mourinhos.