Sport

UEFA dënon Rumaninë, fyeu kosovarët

UEFA dënon Rumaninë, fyeu kosovarët
17 tetor 2018 • 21 : 05

Lajmet e fundit nga sporti

Komiteti për Disiplinë i UEFA më 25 tetor do të vendos sanksione kundër Rumanisë pasi që tifozët e tyre përdorën kore raciste kundër hungarezëve, kosovarëve dhe refugjatëve si dhe ndezën flakadanë në ndeshjen e së dielës

UEFA ka marrë vendim që ta dënojë Federatën e Futbollit të Rumanisë për koret e saj raciste dhe banerët që përdoren në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Serbisë që u zhvillua të dielën në Bukuresht.

UEFA ka thënë se tifozët “kanë pasur brohorima raciste” që janë drejtuar kundër fqinjëve të tyre, Hungarinë, baner që lidhin refugjatët me terrorizmin dhe po ashtu një video që është postuar në rrjetet sociale që tregon duke brohoritur tifozët me slogane që përkrahin Serbinë për Kosovën, si dhe problemet e tyre politike me fqinjët e tyre Moldavinë.

Tifozët po ashtu kanë dalë në fushë dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin Kombëtarë në Bukuresht.

Paneli i organizatës europiane të futbollit do të vë në funksion këtë dënim më 25 tetor, derisa Rumania pritet që të përballet me Lituaninë në Ligën e Kombeve më 17 nëntor.

Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar edhe më parë për tifozët si “racizëm dhe sjellje jo të mira në ndeshje të Kombëtares por edhe në ndeshje me klube”.

Në qershor të vitit 2015, Komisioni për disiplinë i UEFA’së e kishte dënuar federatën rumune më 10 000 euro dhe ndeshje pa shikues në stadium pas thirrjeve raciste nga tifozët gjatë ndeshjes së Kombëtares kundër Ishujve Faroe në fillim të këtij viti.

Më 2011, UEFA kishte dënuar tifozët pasi që kishte paraqitur një baner ku mbështeti kriminelin e luftës, serbo-boshnjakun Ratko Mladiq në ndeshjen për kualifikuese në Euro 2012 kundër Bosnjës në Bukuresht.

Federata e Futbollit të Rumanisë nuk ka komentuar lajmërimin e UEFA’së dhe nuk është përgjigjur në pyetjet që BIRN ka dërguar në adresë të tyre.

 

© zëri.info