Djali i kriminelit Arkan boksier, a do të ndeshet me ndonjë shqiptar?

Sport October 17, 2018 - 16:16

Siç dihet, boksi është një sport mjaft i përhapur te shqiptarët. Nuk janë të paktë boksierët shqiptarë që tashmë janë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare.

Dhe, në një të ardhme të afërt ndonjërit prej tyre mund t’i bie që ta takojë në ring boksierin serb, Veljko Raznatoviç. Ky i fundit është djali i kriminelit famëkeq të luftërave të përgjakshme në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë – Arkanit, raporton “Zëri”. Përndryshe, është i biri i këngëtares Svetlana Veliçkoviç (Ceca).

Raznatoviç po merret me boks profesionist. Karrierën e ka nisur me sukses. Deri më tani i ka zhvilluar tri meçe dhe i ka fituar të tria ato. Kurse, më 20 tetor do të përballet me gjeorgjianin, Cruiser në Zemun, në kategorinë +90 kilogramë. /Zëri/