Kështu u mbyllën pjesët e para të ndeshjeve të Superligës

Sport October 17, 2018 - 15:35
Detajet

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, të cilat po zhvillohen sot, shkruan Zeri.info.

Drita është duke udhëhequr me Ballkanin me rezultat 2:0 falë golave të Betim Haxhimusës dhe Fidan Gërbeshit.

Kurse, Llapi po avancon në duel me Gjilanin 1:0 me golin e shënuar nga Festim Alidema.

Duhet cekur se Ansi Nika i Gjilanit ka dështuar nga penalltia, të cilën e ka pritur portieri Afrim Ademi. /Zëri/