Në Gjilan u mbajt aktiviteti ‘Të gjithë jemi të barabartë’ me fëmijët me nevoja të veçanta

Sport October 17, 2018 - 15:23

Federata e Futbollit e Kosovës përmes programit “Grassroots” është duke u përkujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta me moton “Të gjithë jemi të barabartë.

Kështu, pas zhvillimit të aktiviteteve “Të gjithë jemi të barabartë” me fëmijët me nevoja të veçanta në Prishtinë, Kaçanik, Malishevë, Podujevë sot është mbajtur me fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit.

Image

Para fillimit të aktivitetit duke iu dëshiruar  gara të suksesshme presidenti i FFK-së z. Agim Ademi tha:

“Duke ju përmbajtur plotësisht motos “Të gjithë jemi të barabartë”  me përkushtim përmes programeve të veta po u kushton rëndësi e kujdes të veçantë fëmijëve me nevoja të veçanta që të ndjehen mirë dhe të barabartë me të tjerët. Ne do të vazhdojmë në tërë Kosovën të i përkrahim këta fëmijë dhe do të i shtojmë aktivitetet. Ndërkaq. një fjalë rasti e mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili mes tjerash u shpreh:” Këta fëmijë meritojnë respektin dhe kujdesin e të gjithë neve dhe të federatës, ndërsa ne si FFK do të kërkojmë edhe më shumë fonde nga institucionet ndërkombëtare”. Aktivitetin e ndoqën edhe shumë personalitete sportive nga komuna e Gjilanit dhe Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilani.

Image

Fëmijët nën mbikëqyrjen e trajnerëve u argëtuan me lojën e futbollit, por edhe me lojëra tjera të ndryshme.

Ky aktivitet u organizua nën mbikëqyrjen e menaxheres së ‘Grassroots’-it në FFK, Sanije Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi është obligim që fëmijëve me ngecje në zhvillim t’i kushtojmë vëmendje dhe t’i bëjmë që të ndihen të barabartë me fëmijët e tjerë dhe njëherësh ta kenë mundësinë që ta ndjejnë kënaqësinë që të jep loja e futbollit.

Image

Si zakonisht në fund të këtij aktiviteti dy orësh, për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua drekë e përbashkët dhe u ndanë kupa të ndryshme.

Image