Rikthehen gratë në futbollin iranian

Sport October 17, 2018 - 15:04

Rreth 100 gra ishin të pranishme në stadiumin në Teheran për ta shikuar një ndeshje miqësore mes Iranit dhe Bolivisë.

Kjo po shihet nga shumë persona si hap i qartë në drejtimin e duhur në luftë për të drejtat e grave në këtë vend. Për 37 vite të plota, asnjë grua nuk lejohej të futej në stadium, pasi qeveria islamike e kishte marrë pushtetin dhe i ua kishte ndaluar atyre përcjelljen e ndeshjeve në stadiume në fund të viteve 1970-ta, transmeton Gazeta Express.

Image

Hera e fundit që gratë ishin lejuar në stadiume të futbollit në Iran ishte në vitin 1981, dhe pas këtij vitit ato detyroheshin të maskoheshin si burra – duke rrezikuar të arrestoheshin – në mënyrë që të shikonin futboll nga tribunat në vendin e tyre.

Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve ILNA, vetëm një grup i përbërë nga familjaret e lojtarëve e patën privilegjin ta shikonin ndeshjen ndaj Bolivisë nga afër.

Ato patën rastin ta shihnin Iranin duke e mposhtur Bolivinë 2-1 falë golave të Alireza Jahankakhsh dhe Mehdi Torabi.

Ato u panë në tribuna dhe e thyen barrierën e madhe që ka shkaktuar ankesa të panumërta nga shoqatat, aktivistët dhe qeveritë për shkelje të të drejtave të grave.

Image