Harrojeni Ronaldon, ky është sportisti më i paguar në planet!

Sport October 17, 2018 - 14:51
Detajet

Saul Canelo Alvarez ka nënshkruar kontratën me firmën për transmetim direkt, ‘DAZN’, duke u bërë kështu sportisti më i paguar në histori.

Boksieri i peshave të rënda e ka nënshkruar kontratën me ‘DAZN’, ku do të përfitoj 365 milionë dollar në vit, që i bije një milionë dollarë në ditë, përcjell “lajmi.net”.

Duke folur për ‘ESPN’ , Oscar de la Hoya, kreu i ‘Golden Boy Promotions’ që përfaqësojnë Canelo tha, “Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është jashtëzakonisht i lumtur “.

Kjo është e madhe për boks, e madhe për Canelo dhe e madhe për Golden Boy, e diçka shumë monumentale për sportin e boksit “.

Saul Canelo Alvarez do të përballet me Rocky Fielding, ku pritet që të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm, pasi të gjithë duan ta shikojnë sportistin më të paguar në botë.