Schumacheri i ri, hapave të babait

Sport October 17, 2018 - 14:42
E ardhmja e Formula 1 mund të bjerë përsëri në duart e Schumacherit. Derisa Michael u bë legjendë e këtij sporti, i biri i tij Mick po shkon hapave të babait. Pasi u shpall kampion në Euro Formula 3 ngasësi i ri shpejt mund të kalojë në Formula 1, ndoshta pikërisht me ekipin e Ferrarit. Të gjithë besojnë se Schumacher junior do të jetë mjaft i suksesshëm

Nga babai tek i biri. “Raca” e kampionëve me targa Schumacher vazhdon ndërkohë, shkruan sot gazeta Zëri.

E gjithë kjo për meritë të të riut Mick, i cili pasi është shpallur kampion në Formula 3 mund ta bëjë shpejt hapin e madh për të kaluar në Formula 1. Ndoshta pikërisht me Ferrarin.

Rrugës së babait

I rritur në pista në kujtim të trofeve të fituar nga mbreti Schumi dhe me peshën e madhe të jetë “fëmija i tij” Schumacher junior ka qenë i aftë, por 19-vjeçari është bërë kampion në Euro Formula 3.

E ardhmja në Formula 1

Një talent i pastër si ai, siç edhe ishte e paevitueshme, është folur dhe flitet gjithnjë e më shumë se mund ta shohim sa më shpejt të jetë e mundur në Formula 1.

Image

Mercedesi mendon për të

Pas garës në Hockenheim, e cila ia mundësoi titullin e kampionit, kanë arritur edhe komplimentet nga ekipi Mercedes, pikërisht aty ku babai i tij Schumi e kishte mbyllur karrierën e gjatë në Formula 1.

Në opsion edhe Ferrari e Red Bull

Ekipi i Ferrarit po ashtu po mendon për Schumacherin e ri, ku babai i tij e kishte shkruar historinë duke e fituar shtatë herë titullin e kampionit botëror. Mirëpo klubi italian duhet ta mposhtë konkurrencën e Red Bullit, i cili po ashtu llogarit në shërbimet e Mick për të ardhmen. Sidoqoftë, opsioni më i mundshëm për të ardhmen e Schumacherit është që ta shohim në fanellën e Ferrarit.

Dyert e hapura për Schumi junior

Vetë drejtuesi i ekipit të Maranellos, Maurizio Arrivabene, e ka konfirmuar këtë mundësi gjatë festës së sportit në Trento. “Do të ishte e vështirë t’i themi ‘jo’ në të ardhmen. Dyert e tij janë të hapura gjithmonë në Maranello”, ka thënë ai.

Skenari për nisjen e karrierës së tij në Formula 1 me ekipin e Ferrarit ka nisur të qarkullojë edhe në kompanitë e basteve, që tashmë i kanë publikuar edhe kuotat për debutimin e tij të mundshëm në Formula 1. “Sisal Matchpoint” ofron kuotën 66 për arritjen e Schumi junior direkt në Ferrari.

Image

“Superlicenca”

E vetmja gjë e sigurt për momentin është që me titullin e fituar në Euro Formula 3 Mick Schumacher e ka siguruar një “superlicencë” nga FIFA, e cila kërkohet për ta bërë kërcimin drejt Formula 1.

Debuton në Formula 1 në vitin 2020?

Pas fitores në F3, në vitin 2019 i riu Mick do ta garojë thuajse sigurt në Formula 2, edhe një herë me ekipin Prema. Pas një viti të kaluar aty ka mundësi që ai ta bëjë hapin e madh dhe më 2020-n të garojë në Formula 1.