Denoncon klubin e Empolit, KF Shkodra do 50 mijë euro për Hysajn

Sport October 17, 2018 - 12:49
Detajet

Elseid Hysaj nuk i hodhi hapat e parë në futboll me Vllazninë, por me klubin privat të themeluar dy dekada më parë, KF Shkodra. Pas tetë vitesh stërvitje me këtë skuadër, mbrojtësi firmosi për herë të parë si profesionist me klubin e Empolit në Itali.

Mirëpo, sipas pretendimeve të presidentit të KF Shkodra, Taip Piraniqi, italianët nuk e kanë bërë pagesën e kompensimit për tetë vjet që Hysaj është stërvitur me këtë skuadër.

Bëhet fjalë për një shumë prej 50 mijë eurosh dhe në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, trajneri i njohur shkodran hedh dritë mbi atë që ka ndodhur disa vite më parë.