Milani, shtëpia ime

Sport October 17, 2018 - 11:12
Detajet

Alessio Romagnoli ndihet si në shtëpinë e tij te Milani dhe dëshiron që të luajë në Ligën e Kampionëve sa më shpejt që është e mundshme, transmeton zeri.info

Qendërmbrojtësi ishte emëruar kapiten i kuqezinjve në verë dhe ndeshja ndaj Interit do të jetë derbi i tij i parë me shiritin e kapitenit.

“Është një ndeshje kokë më kokë për Ligën e Kampionëve. Por, është përgjegjësia e madhe më jep më shumë motivim sesa presion”, deklaroi Romagnoli.

 “Jam i lumtur me bashkëlojtarët e mi, Gattuson dhe tifozët. Isha shumë i lumtur që mora oferta nga Premierliga, por këtu ndihem si në shtëpi. Milani do t’i kthehet triumfeve, është një klub solid”, shtoi reprezentuesi italian./Zëri