Warriors dhe Celtics e nisin me fitore

Sport October 17, 2018 - 10:18
Detajet

Golden State Warriors dhe Boston Celtics e kanë filluar me fitore edicionin e ri në NBA, transmeton zeri.info

Warriors triumfuan në shtëpi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 108:100.

Vendasit dominuan në dy çerekët e parë dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh prej 10 pikë (57:47).

Thunder u rikthyen në çerekun e tretë duke e ngushtuar epërsinë në vetëm 4 pikë (83:79), por kjo ishte e pamjaftueshme për mysafirët, që nuk arritën dot të bënin diç më shumë në çerekun e fundit.  

Stephen Curry me 32 pikë, 8 kërcime dhe 9 asistime dhe Kevin Durant me 27 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime ishin më të mirët te Warriors.

Ndërsa, te Thunder u dalluan Paul George me 27 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime dhe Dennis Schroder me 21 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime.

Në takimin tjetër, Celtic korri fitore ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 105:87. Jayson Tatum realizoi 23 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime për vendasit, ndërkohë te 76ers u dallua Joel Embiid me 23 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime./Zëri