Chiesa, i lumtur te Fiorentina

Sport October 17, 2018 - 09:57
Detajet

Federico Chiesa thotë se është i lumtur te Fiorentina dhe beson se çmimi i tij prej 60 milionë eurosh është i ekzagjeruar, transmeton zeri.info

Reprezentuesi italian është vënë në kërkim nga klube të mëdha si Juventusi, Interi dhe Napoli.

“Unë thjesht jam duke tentuar që të tregoj të gjithë vlerën time, por këto shifra duken të ekzagjeruara”, deklaroi Chiesa.

“Prioriteti im i vetëm është që ta tregoj të diele pas të diele, se kush është Federico Chiesa. Tani i gjithë përqendrimi im është te Cagliari”, shtoi sulmuesi anësor.

“Unë momentalisht jam i lumtur te Fiorentina. E them përsëri, unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen e ardhshme”, u shpreh ai./Zëri