Barcelona kërkon mbrojtës

Sport October 17, 2018 - 09:49
Detajet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se klubi katalonjas mund të nënshkruajë me mbrojtës të ri në janar për shkak të krizës së tyre me lëndime, transmeton zeri.info

Mbrojtësi veteran, Thomas Vermaelen do të mungojë gjashtë javë për shkak të një problemi në gju, duke iu bashkuar kështu të lënduarit tjetër Samuel Umtiti, i cili mund të mungojë deri në fillim të vitit të ri.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Toby Alderweireld është njëri prej emrave të përmendur për t’u transferuar në janar, ndërsa spanjollët vazhdojnë të jenë të lidhur edhe me nënshkrimin e yllit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

“Lëndimet ndodhin gjatë gjithë kohës në futboll, ju duhet të mësoheni me këtë gjë. Këta dy qendërmbrojtës u lënduan, kështu që ne kemi mbetur paksa keq në këtë pozicion”, deklaroi Bartomeu.

“Por, pavarësisht kësaj Gerard Pique dhe Lenglet janë të dy të gatshëm për ta mbuluar këtë situatë”, shtoi spanjolli.

“Një mbrojtësi i ri? Ne gjithmonë i kemi sytë hapur, kështu që do të shohim se çfarë do të vendosim në janar”, u shpreh ai./Zëri