Pse kjo foto e Messit dhe Suarez u bë kaq virale në rrjet?

Sport October 16, 2018 - 18:05

Një fotografi e Leo Messit dhe Luis Suarez teksa po shohin një ndeshje futbollit të kategorisë më të ulët të Barcelonës bërë virale në Internet, edhe pse ka më shumë se një vit e gjysmë që është shkrepur.

Ylli Argjentinës dhe i Uruguajit kanë shërbyer si shembull për t’u marrë nga prindërit e tjerë që të mësojnë sesi të sillen në një ndeshje kur luajnë fëmijët e tyre, ku ndonjëherë përfshihen në skena të turpshme duke u dhënë udhëzime fëmijëve ose duke kritikuar ashpër performancën e arbitrit, trajnerit ose të shokëve të tyre të skuadrës.

“Dola të shihja një ndeshje futbolli të djalit tim dhe dola në përfundimin e mëposhtëm: I dashur baba, nëse nuk keni një ide sesi të udhëzoni fëmijët tuaj, atëherë më mirë mos e bëni. Dyshoj që fëmija im, ashtu si kurse edhe i yti dëshiron që të luajë në ligën e tretë, përkundrazi. Kështu që kur ata nuk vënë në dyshim fjalët e trajnerit apo nuk urdhërojnë në fushë, atëherë as ju mos e bëni”, shkruan një përdorues në Twitter.

Një postim i tillë mori mbi 20 mijë pëlqime dhe u shpërnda me shpejtësi nga shumë përdorues të tjerë.