Katër medalje të arta për Anton Cenën në vitin 2018, mund të fitonte edhe më shumë!

Sport October 16, 2018 - 17:21
Image

Anton Cena po e mbyll vitin 2018 me suksese të jashtëzakonshme, shkruan Zeri.info.

Veterani i xhudos i ka fituar katër medalje të arta në evenimente të rëndësishme.

Mirëpo, trajneri i xhudos është mjaft ambicioz dhe nuk kënaqet asnjëherë.

Prandaj, Cena është i bindur se ky vit ka mundur të ishte edhe më i pasur për të nëse nuk do të lëndohej në Evropianin e fundit për veteranë pasi shprehet i bindur se ishte i gatshëm për t’u shpallur përsëri kampion bote.

“Planet nuk shkuan ashtu siç i bëra unë për vitin 2018, megjithatë në realizimin e planeve për të përmbushur dëshirat e mia që në vitin 2018 t’fitoj të gjitha titujt në Evropë dhe Botë për Veteran si për Polic ashtu dhe civil. Megjithatë sivjet arrita të i fitoj 4 medalje të arta.

1. Kampion Evrope për vitin 2018 për Veteran vetiak,

2. Ekipor për Suedi.

3. Kampion Evrope për Polici dhe Zjarrefikës për Veteran.

4. Kampion Evrope për Senior në BJJ Brazilien

Ju Jitsu për Polic dhe Zjarrefikës.

Jam i dëshpëruar që sot nuk jam në Cancun të Meksikes në Kampionat Botëror per Veteran, megjithatë le të i gëzohen fitores edhe të tjerët.

Faleminderit Policisë së Kosoves për këto të arritura se pa ta ëndrrat e mia do të kishin ngelur vetëm ëndrra të pa realizuar.

Faleminderit shumë klubit të judos “ Polici” që më kanë asistuar çdo herë.

Faleminderit Klubit të Judos “ DUKLE” Banska Bystrica për përgatitje falas.

Faleminderit familjes për mbështeje dhe për kohen që isha larg tyre.

Faleminderit shumë gazetarëve dhe mediave Elektronike për hapsira të shpeshta sidomos Moderatores Edonea Demiqi Haxhiu

Pra e gjithë kjo ishte përmbledhje e një mozaiku i të gjitha të arriturave të mia për vitin 2018.

Tani më duhet që ta shëroj ligamentin e gjurit që në viti 2019 të i realizoj të gjitha garat deri në Kampionat Botëror!”, ka shkruar Cena në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook. /Zëri/