S’e priste largimin e Ronaldos e Zidanet

Sport October 16, 2018 - 17:14

Luka Modric e pranon se nuk priste që Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane do të largoheshin gjatë verës që shkoi nga Real Madridi, shkruan Zeri.info.

“Los Blancos” e mbyllën sezonin 2017/’18 me mjaft sukses, duke e fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë rresht.

Ikona e klubit, Zidane, u largua në kulmin e suksesit, kurse Ronaldo iu bashkua atij duke u larguar për 100 milionë euro në drejtim të Juventusit.

Edhe për mesfushorin kroat flitej se mund të largohej në drejtim të Interit, por në fund ai mbeti në Madrid.

“Nuk e prisja që do të largoheshin që të dy. Nuk mendoja se Zidane do të largohej dhe ashtu mendoja edhe për Ronaldon. Në fakt, kur nisën spekulimet për Ronaldon ne binim baste në mes vete sepse e dinim se ai do të qëndronte, por në fund secili i merr vendimet e veta”, deklaroi Modric për “France Football”.

Ai thotë se është me fat që punoi me një trajner si Zidane, me të cilin ka kaluar momente magjike.

33-vjeçari së fundmi u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, ndërsa është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë. /Zëri/