Kështu u mbyllën ndeshjet e sotme të Superligës!

Sport October 16, 2018 - 16:39
Detajet

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Drenica dhe Trepça ’89 i kanë fituar duelet përkatëse në udhëtim.

Drenicasit e kanë mposhtur Flamurtarin në kryeqytet me rezultat 3:0.

Taulant Dajaku i ka kaluar mysafirët në epërsi në minutën e 21-të, kurse Kreshnik Uka shënoi për 2:0 në minutën e 26-të.

E golin e tretë për drenicasit e shënoi Diar Mustafa në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në duelin tjetër, 89-shi e mposhti Lirinë me rezultat të thellë 4:0 falë golave të Martin Mircevskit në minutën e 47-të, Arian Mujës në atë të 85-të, Hasan Hysenit në minutën e 91-të dhe të Orges Gavës në atë të 93-të të ndeshjes. /Zëri/