Draxler duhet të largohet!

Sport October 16, 2018 - 15:47

Julian Draxler nuk e ka arritur asnjëherë performancën më të mirë të mundshme në Paris Saint-Germain, shkruan Zeri.info.

Prandaj, futbollisti duhet të largohet nga klubi francez pasi ka nevojë për freski.

Kjo të paktën është këshilla e ish-trajnerit të tij tek ekipi i të rinjve të Schalkes, Dirk Reimolle.

“Për zhvillimin e tyre do të ishte më mirë që lojtarë si Julian ose Gotze të mos luajnë në top-klube evropiane, por në ekipe që varen nga ta dhe që janë të pasuksesshme pa ta”, deklaroi ai. /Zëri/