Gati për t’u kthyer në Premierligë

Sport October 16, 2018 - 15:46

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, është i hapur për një rikthim në Premierligë, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi argjentinas është i vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni.

Ish-futbollisti i Real Madridit ishte larguar nga “Old Traffordi” në vitin 2015 pas vetëm një viti të kaluar në Angli.

Mirëpo, ai është i përgatitur ta kërkojë fatin përsëri në një klub të madh anglez, përpos Unitedit. /Zëri/