50 milionë euro për De Ligt

Sport October 16, 2018 - 15:44

Juventusi i është futur garës për ta transferuar mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Gjiganti i Serie A është i vendosur ta bëjë lojtarin të vetin dhe thuhet se i ka bërë gati 50 milionë euro, shumë kjo të cilën e ka kërkuar klubi aktual i përfaqësuesit holandez.

Mirëpo, kampioni italian duhet ta mposhtë konkurrencën e Barcelonës për ta transferuar De Ligtin në Torino. /Zëri/