Boltit i ofrohet kontratë dyvjeçare nga ky klub!

Sport October 16, 2018 - 15:42
Detajet

Usain Bolt është duke u provuar te klubi australian i futbollit, Central Coast Mariners, shkruan Zeri.info.

Mirëpo legjenda e atletikës e ka marrë befasisht një ofertë dyvjeçare nga Valletta.

Lajmin e ka konfirmuar kampioni i Maltës, i cili e do xhamajkanin në skuadrën e tij.

Medalisti i tetëfishtë olimpik dhe njeriu më i shpejtë në histori të njerëzimit synon ta bëjë realitet ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

Menaxheri i tij ka thënë se tashmë i ka refuzuar disa oferta evropiane pas dy golave të tij të shënuara të premten që shkoi në ndeshje me Macarthur South West United.

Menaxheri i 32-vjeçarit, Tony Rallis, ka zbuluar se e ka në tavolinë një ofertë dyvjeçare.

Bolt në të kaluarën kishte ushtruar edhe me ekipet Borussia Dortmundin, Mamelodi Sundoëns e Stromsgodset. /Zëri/