Z Mobile Prishtina të përgatitur maksimalisht para ndeshjes ndaj Cherkaski Mavpyt

Sport October 16, 2018 - 15:00

Basketbollisti Dardan Perisha dhe trajneri i ri i Z Mobile Prishtina, Damir Mulamerovic, janë shprehur se klubi është i përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj kampionëve ukrainas të Cherkaski Mavpyt që do të zhvillohet sot në Prishtinë në kuadër të FIBA Europe Cup.

Trajneri Mulamerovic u shpreh i emocionuar për ndeshjen ndaj ukrainasve që është e para për të në Prishtinë dhe tha se ekipi është i përgatitur.

“Kemi stërvitur që një javë dy herë në ditë, dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje sepse e dijmë kualitetin në këtë ligë, ndërsa sa i përket ekipit tim, unë besoj tek lojtarët e mi dhe në ekipin tim dhe shpresoj se do të jemi në një ditë të mirë nesër dhe natyrisht në një fitore të madhe”, tha trajneri Mulamerovic, njofton klubi përmes një komunikate.

Ndërsa Berisha po ashtu deklaroi se ekipi është i përgatitur 100 % dhe se ekipi është i gatshëm ta japë maksimumin  për ndeshjen e parë në këtë kompeticion.

“E kemi pritur këtë moment që shumë kohë dhe jemi të përgatitur intensivisht për ndeshjen që do të luhet të mërkurën, dhe me trajnerin e ri kemi punuar shumë kemi stërvitur dy herë në ditë dhe taktika është e re dhe jemi të gatshëm për ta dhënë 100%-shin une dhe e gjithë ekipa pasi që jemi të kompletuar nuk kemi lëndime dhe gjithqka është në rregull.”.

Përveç Cherkaski Mavpy, në grupin E ku luan Prishtina bëjnë pjesë edhe danezët e  Bakken Bears dhe rumunët e Steauas së Bukureshtit./ZERI