Bashkimi e nis sonte sfidën ballkanike

Sport October 16, 2018 - 12:56

Bashkimi do ta nisë sonte sfidën ballkanike shkruan sot gazeta Zëri.

Kampioni i Kosovës do të marrë pjesë edhe sivjet në Ligën Ballkanike.

Ekipi Portokalli do të ketë punë sonte me skuadrën BC Beroe. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:30.

Prizrenasit gjatë kësaj vere përballeshin me probleme financiare, që rezultuan me largimin e lojtarëve më të rinj.

Prandaj, në edicionin e ri ata nuk e kanë fuqinë e sezonit të kaluar.

Sidoqoftë, “Arpaxhikët” do t’ia bëjnë hyzmetin dhe do ta japin maksimumin për të pasur përsëri paraqitje të mira në Ligën Ballkanike, njëjtë si në kampionatin e Kosovës.

Ndërkaq ndeshjen e dytë prizrenasit do ta zhvillojnë më 23 tetor ndaj Teutës në Durrës.

Krahas Bashkimit, në Ligën Ballkanike këtë sezon do të marrë pjesë edhe Z Mobile Prishtina, e cila këtë javë nuk ka gara në këtë ligë pasi ka angazhime në FIBA Europe Cupe, ku do të luajë të mërkurën mbrëma.

Këtë edicion në Ligën Ballkanike marrin pjesë vetëm gjashtë skuadra. /Zëri/