50 cent-Khabib, ashpërsohet edhe më tej situata

Sport October 16, 2018 - 10:49

50 Cent nuk i ka ndaluar thumbimet për stafin e Khabib Nurmagomedov.

50 Cent ka disa ditë që po përplaset me Khabib Nurmagomedov dhe stafin e tij, pas përballjes me Conor McGregorin.

Reperi i njohur amerikan ka përqeshur në Instagram një anëtar të stafit të boksierit rus për veshjen e tij, transmeton lajmi.net

“Dreqit, kjo është një veshje e shëmtuar”, ka shkruar 50 Cent në Instagram.

Por, Khabib ia ka kthyer menjëherë atë koment duke i thënë: “Kurrë mos fol keq për vëllezërit e mi”.