Anglia ia shkakton Spanjës humbjen e parë pas dy viteve, Zvicra fiton me vështirësi

Sport October 15, 2018 - 22:39
Lexo detajet!

Anglia ia ka shkaktuar Spanjës humbjen e parë pas dy viteve, duke e mposhtur me rezultat 1:3 në Ramón Sánchez Pizjuán.

Humbja e fundit e spanjollëve daton në Europianin e 2016, kur u mposhtën me rezultat 2:0.

‘Stuhia e Kuqe’ e nisi mirë takimin me disa raste shënimi, derisa Anglia priste momentin.

E në fakt ‘Tre Luanët’ shënuan tre gola në fraksionin e parë në mënyrën e njëjtë, në kundërsulme.

Dy golat e Sterling dhe një i Rashford fundosën spanjollët qysh në pjesën e parë.

Një fije shprese u ndez tek Spanja, kur sulmuesi më në formë Paco Alcacer shënoi për 1:3, me rezultat që u mbyll edhe ndeshja.

Spanja renditen e para me gjashtë pikë kurse Anglia e dyta me katër pikë. Dyja ekipet ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj Kroacisë e që do jetë vendimtare për fitimin e grupit.

Zvicra e shqiptarëve ka arritur fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Islandës.

‘Helvetikët’ mposhtën me rezultat të ngushtë Islandën 1:2.

Seferovic dhe Lang shënuan për ekipin e Petkovic, kurse Finnbogason shënoi golin e parë të islandezëve në Ligën e Kombeve.

Zvicra gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë, teksa Islanda nuk ka asnjë pikë./Periskopi/