United drejt shitjes?

Sport October 15, 2018 - 14:38
Detajet

Manchester United është në listën e klubeve që mund të shitet.

Manchester Unitedit në vitet e fundit po i mungon suksesi, por ata duhet të rikthehen fuqishëm.

“Djajtë e Kuq” me gjasë do të ndërrojnë pronar, pasi kanë marr një ofertë të majme nga Lindja e Mesme, përcjell “lajmi.net”.

Sipas medieve në Angli, Manchester United mund të shitet për 4 miliardë funte, ofertë kjo që vështirë se mund të refuzohet nga kryesia e klubit anglez.

Disa persona nga Arabia Saudite janë të gatshëm që të investojnë shuma të mëdha në klub, vetëm që të kthehet në majat e futbollit.