Forma e mirë e Susos, falë Gattusos

Sport October 15, 2018 - 13:23
Detajet

Suso është duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë edicion. Pas shkëlqimit me Milanin ai ishte fantastik në fitoren 4:1 të Spanjës ndaj Uellsit, duke realizuar dy asistime. Meritat për formën e tij reprezentuesi spanjoll ia jep trajnerit Gennaro Gattusos, shkruan sot, gazeta "Zëri"

Sulmuesi anësor i Milanit, Suso, ia ka dhënë meritat trajnerit të tij Gennaro Gattuso për formën e tij të mirë së fundmi. 24-vjeçari realizoi dy asistime në fitoren 4:1 kundër Uellsit në javën e kaluar, ndërsa gjithashtu ka realizuar 2 gola dhe 6 asistime me fanellën e gjigandi italian gjatë këtij edicioni.

“Njerëzit të cilët më njohin e dinë se çfarë mund të bëj unë. Ata i dinë fuqitë dhe dobësitë e mia”, ka deklaruar Suso për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Ndeshja ndaj Uellsit në Kardif ishte vetëm paraqitja e dytë e plotë për Spanjën, 12 muaj pas debutimit të tij nën urdhrat e ish-trajnerit Julen Lopetegui. “Të qenit në ekipin kombëtar është një ëndërr, Spanja është njëra prej ekipeve më të mira në botë dhe është një nder i madh për mua. Nuk ka diferenca të mëdha mes (trajnerit të Spanjës) Luis Enrique dhe (trajnerit të Milanit) Gattuso. Ata të dy kanë ide të veçanta dhe iu pëlqen që të sulmojnë me anësorë”, shprehet reprezentuesi spanjoll.

Pasi që kishte dështuar te Liverpoolit, Suso ishte paska filozofik për rrugëtimin e karrierës së tij. “Ju mësoni çdokund, aty ka një kulturë të madhe të futbollit dhe pavarësisht se nuk mu mundësua të luaja shumë, më ndihmoi që të piqesha më shpejt”, thotë ai.

Suso kishte bërë vetëm 14 paraqitje për gjigandin anglez para se të transferohej për 1.9 milion euro te Milani në janar të vitit 2015. “Jam spanjoll në këndvështrimin tim për futbollin, por futbolli italian është shumë taktik, shumë sfidues për lojtarët sulmues”, deklaroi Suso.

Forma e Susos në këtë edicion ka tejkaluar imagjinatën e tifozëve të Milanit dhe tani ai e gjen veten të rehatuar në ekipin e Gattusos. “Ai është i njëjti që ishte si lojtar, i pasionuar dhe i gjallë, por jashtë fushës është plotësisht ndryshe, ju mund të flisni me të për gjithçka. Ai është njëshi”, përfundoi 24-vjeçari./Zëri