Të mërkurën KB Prishtina fillon rrugëtimin në Fiba Europe Cup

Sport October 15, 2018 - 12:23
Lajmet e fundit nga sporti

Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina  të mërkurën do të fillojë rrugëtimin e saj për në Fiba Europe Cup, ku do të ndeshet me ekipin Ukrainas Cherkaski Mavpy

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë e krijuar nga Plisat dhe kërkesat e shumta të tifozëve për ta parë nga afër këtë ndeshje që do të zhvillohet nga ora 20:00 ditën e mërkurë.

Prishtina është ndër klubet e pakta ballkanike që po merre pjesë në këtë garë mjaftë të fortë Evropiane, dhe ajo është radhitur e dyta në grup, duke pasur parasysh arritjet në vitet e fundit në arenën Evropiane.

Të mërkurën e gjithë vëmendja do të jetë në Prishtinë, pasi që interesimi është i jashtëzakonshëm.