Mancini e ka rikthyer qetësinë te Italia

Sport October 15, 2018 - 12:12
Detajet

Gianluigi Donnarumma ka lavdëruar përzgjedhësin e përfaqësueses italiane, Roberto Mancini, duke thënë se ai ia ka kthyer ekipit qetësinë.

Donnarumma e mbajti portën e paprekur në fitoren minimale 1:0 ndaj Polonisë të dielën dhe 19-vjeçari beson se Mancini është duke udhëhequr mirë ekipin italian.

“Ne e kontrolluam thuajse në përgjithësi dhe nuk ishte e lehtë. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të shikojmë ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Donnarumma.

“Atmosfera është e qetë, ne kishim nevojë për këtë fitore, ne e merituam atë dhe na jep neve më shumë fuqi që të vazhdojmë tutje me qetësi. Trajneri bën që ne të japim gjithçka në çdo stërvitje”, shtoi ai./Zëri