Ancelotti lavdëron Mbappen

Sport October 15, 2018 - 12:01
Detajet

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe para sfidën ndaj klubit francez në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Mbappe është në mesin e lojtarëve të nominuar për “Topin e Artë” pas triumfit me Francën në Kupën e Botës dhe fitimit të titullit dhe kupës me Paris Saint-Germainin.

19-vjeçari ka shkëlqyer në këtë edicion të ri, duke shënuar tetë gola në ligën franceze dhe dy gola në Ligën e Kampionëve.

Klubi parisien do ta presë në shtëpi Napolin në xhiron e tretë të fazës së grupeve gjatë javës së ardhshme dhe Ancelotti ka vetëm fjalë të mira për reprezentuesin francez.

“Mbappe është një lojtar i mirë, shumë i shpejtë, por ka shumë futbollistë të shpejtë, ndryshimi është se ai mund të jetë i shpejtë dhe efikas njëkohësisht”, ka deklaruar Ancelotti.

“Çfarëdo që bën, ai është shumë efikas. Ai nuk ka rehati të tepërt, është një lojtar shumë direkt. Dhe për këtë ai është shumë i rrezikshëm”, shtoi italiani.

“Ai është shumë i ri, ai padyshim që do të jetë një yll në vitet e ardhshme”, u shpreh ai./Zëri