E kërkoi gjatë Barcelona, por tani e merr një lajm të keq

Sport October 15, 2018 - 11:09

Ajax i ka dhënë një lajm aspak të mirë Barcelonës.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars ka thënë se nuk ka asnjë shans që Barcelona ta transferoj në janar Matthijs de Ligtin.

Sipas tij, ata nuk do ta shesin mbrojtësin në janar, pasi do ta kenë shumë të vështirë ta mbulojnë hapësirën e tij.

“Shanset që Matthijs de Ligt të largohet nga skuadra, janë zero për qind”, ka thënë Overmars, përcjell “lajmi.net”.

“Ka disa skuadra që janë në garë për të, mirëpo ne nuk duam ta humbasim atë në afatin e janarit, pasi do ta kemi shumë të vështirë të gjejmë zëvendësues për të “, ka shtuar më tej drejtori sportiv i Ajaxit.