Grezda: Gabuam në këtë pjesë

Sport October 14, 2018 - 23:16

Eros Grezda ka thënë se ata luajtën mirë, por pjesa e dytë ishte tejet e vështirë në humbjes 0 me 2 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

“Është një ndjenjë shumë e keqe, pasi atë që treguam në fushë, ishte shumë e mirë”

“Ata e kuptuan ndeshjen tonë në pjesën e dytë, mirëpo ata shënuan edhe golin e dytë dhe nuk kishim se çfarë të bënim më”.

“Largimi i Balajt ndikoi paksa, pasi ai është i mirë në lojën në ajër, andaj ne nuk kishim shumë shanse për gol në minutat e fundit”, ka shtuar më tej Grezda. /Lajmi.net/