Ja çka i duhet Shqipërisë për ta kaluar grupin në Ligën e Kombeve!

Sport October 14, 2018 - 23:03
Detajet

Kombëtarja shqiptare gjendet në pozitën e tretë dhe të fundit në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë do të kenë punë mjaft të vështirë për ta kaluar grupin, i cili do ta afronte me kualifikim në Evropianin 2020.

Por, matematikisht ekipi i Christian Panuccit ka ende gjasa.

Shqipërisë i nevojitet një fitore prej 4:0 ndaj Skocisë në muajin nëntor dhe më pas të shpresojë në një fitore të Skocisë me rezultat 1:0 ndaj Izraelit, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. /Zëri/

Liga e Kombeve

Liga C – Grupi 1

Rezultati

Izraeli – Shqipëria 2:0

Tabela

1. Izraeli      3  6

2. Skocia     2  3

3. Shqipëria 3  3