Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Sport October 14, 2018 - 22:36
Detajet

Shqipëria është mposhtur 2:0 në udhëtim te Izraeli, shkruan zeri.info

Tomer Hemed shënoi golin e parë për izraelitët qysh në minutën e tetë.

Shqipëria pati dy mundësi mjaft të mira përmes Bekim Balajt, por dy herë arriti ta priste topin portieri kundërshtar.

Kuqezinjtë ishin më të mirë në pjesën e dytë dhe u vunë në kërkim të goli të barazimit.

Por, golin përsëri e gjetën vendasit, që kësaj radhe realizuan përmes Dia Sabas në minutën e 83-të./Zëri