Dy ndeshjet e mbetura të Kosovës në grup pas barazimit me Ishujt Faro

Sport October 14, 2018 - 21:50
Lexo detajet!

Kosova do të ketë dy ndeshje që do t’i luajë në muajin nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas barazimit sot kundër Ishujve Faro, Kosova vazhdon të udhëheqë si lider i grupit 3 të Ligës D, me 8 pikë pas 4 ndeshjeve, raporton Insporti

Kosova, që tani ka dy fitore (ndaj Ishujve Faro dhe Maltës në shtëpi), dhe dy barazime (ndaj Azerbajxhanit e Ishujve Faro si mysafir), do të luajë ndeshjet vendimtare në muajin nëntor.

Këto ndeshje muajin e ardhshëm do të jenë përcaktojnë edhe fatin e Kosovës, dhe do të jenë vendimtare sa i përket fituesit të grupit.

Kosovën e pret udhëtimi te Malta më 17 nëntor, kurse, fazën e grupeve në Ligën D do ta përmbyllë me takimin kundër Azerbajxhanit më 20 nëntor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja e fundit mund të jetë një finale për Kosovën, pasi që luan kundër Azerbajxhanit, që momentalisht renditet e dyta në grupin 3 me 6 pikë. /Insporti.com/Image


Renditja e Kosovës në grup pas barazimit me Ishujt Faroe