Kështu u mbyllën katër ndeshjet në Superligën e basketbollit!

Sport October 14, 2018 - 21:04
Detajet

Z Mobile Prishtina e ka fituar me lehtësi derbin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit e kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 111:63 (27:13, 31:24, 26:7 e 27:19) për të konfirmuar se sivjet do të jetë dominuese në basketbollin e këtushëm.

Kyan Anderson e Dardan Berisha kanë shënuar nga 21 pikë, kurse Khalid Boukichou shtoi 19 pikë për fituesit.

Tek prizrenasit, më i miri ishte Jordan Kapps me 19 pikë.

Ndërkohë, Borea e ka mundur në udhëtim Lipjanin me rezultat 87:83 (16:18, 17:20, 25:31 e 29:14).

Pra, skuadra pejane e siguroi fitoren në periudhën e katërt. Ponte Prizreni nga ana e saj e ka vazhduar mrekullinë duke e regjistruar fitoren e katërt pasi e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 89:77 (15:19, 18:16, 19:23 e 37:19).

E në duelin e fundit, i cili u zhvillua të dielën mbrëma, e që ishte mjaft interesant, Trepça u mund vetëm në sekondat e fundit në shtëpi nga Rahoveci me rezultat 88:89 (22:25, 26:25, 18:20 e 22:19). /Zëri/