Rashica: Do të isha më i kënaqur me tre pikë

Sport October 14, 2018 - 20:20
Detajet

Milot Rashica u shpreh i kënaqur me golin e realizuar ndaj Ishujve Faro, por thotë se do të ishte kënaqur më shumë nëse ekipi do të kishte fituar të tre pikët nga ky takim, transmeton zeri.info

“Ka qenë një gol i mirë, goli i parë me kombëtaren. Por, do të ishte më mirë po të ktheheshim me tre pikë”, tha Rashica për Supersport.

“Në pjesën e parë kemi luajtur më mirë”, u shpreh ai.

“Mendoj se edhe fusha e ka bërë të veten. Shumica e lojtarëve nuk kanë luajtur në këso fusha.

“Është dashur të fitohet, tre pikë do të na kishin konvenuar, por kjo do të na shërbejë si mësim”, shtoi sulmuesi i Werder Bremenit./Zëri