Ja çfarë thotë Challandes pas barazimit

Sport October 14, 2018 - 20:10
Detajet

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është shprehu i pakënaqur me rezultatin ndaj Ishujve Faro, transmeton zeri.info

“Po, jam shumë i kënaqur me performancën e skuadrës, por jo me rezultatin. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, ndoshta jo në të dytën”, deklaroi Challandes për Supersport.

“Por, ishte e vështirë që të vish këtu të luash ndaj Ishujt Faro”, shtoi ai.

“Në pjesën e dytë mund të ishim paraqitur më mirë. Në pjesën e fundit të fushës (në sulm) po vuajmë, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”, u shpreh zvicerani.

“Mendoj se mund të përmirësohemi. Qëllimi ynë nuk është të fitojmë ligën, por është që të fitojmë në Maltë”, përfundoi Challadnes.