Trëndafila nga Arabia Saudite për bashkëshorten e Icardit

Sport October 14, 2018 - 17:52

Mëngjesi i djeshëm ka qenë mjaft i veçantë për bashkëshorten dhe menaxheren e Mauro Icardit, modelen argjentinase Wanda Nara.

Kjo e fundit ka marrë një buqetë me trëndafila të kuq, nga Arabia Saudite, të cilët ia ka dërguar pikërisht kapiteni i Interit.

Mauro Icardi ndodhet në Arabi me kombëtaren argjentinase, ku do të qëndrojë deri të mërkurën, ndërsa kë menduar t’i dhurojë një mëngjes ndryshe edhe bashkëshortes së tij.

Vetë Wanda nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë gjest të bashkëshortit të saj, ndërsa buqetën, bashkë me dedikimin e Icardit, i ka ndarë me fansat në Instagram. /SS/

Image