Ndalen kryesuesit, rezultate interesante në javën e nëntë të Ligës së Parë

Sport October 14, 2018 - 17:27
Detajet

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së nëntë në Ligën e Parë, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante, raporton Gazetasheshi.com.

Trepça ka përmbysur Dukagjinin për të triumfuar derbin e javës së nëntë, ndërkohë fitore të rëndësishme ka regjistruar Vushtrria në udhëtim ndaj Bashkimit të Koretinit.

Vëllaznimi i Gjakovës është ndalur në barazim pa gola përballë Kikës në Hogosht.

Ndërkohë në ditën e shtunë është zhvilluar dueli ndërmjet Istogut dhe 2 Korrikut që ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Rezultatet e javës së nëntë:

E shtunë

Istogu – 2 Korriku 1:1

E diel

Besa – Drenasi 1-0

Trepça – Dukagjini 2-1

Vitia – Ramiz Sadiku 1-0

Arbëria – Fushë Kosova 2-1

Bashkimi Koretin – Vushtrria 1-2

Kika – Vëllaznimi 0-0 

Vllaznia e Pozheranit – Onix Banja 1-0