Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit

Sport October 14, 2018 - 15:56

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndaj Izraelit ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka ndarë mendjen për 11 futbollistët që do t’i hedhë në fushë për këtë sfidë të rëndësishme.

Pas stërvitjeve të kryera pas ndeshjes me Jordaninë, si duket ndaj Izraelit në portë do të rikthehet Thomas Strakosha në vend të Etrit Berishës, shkruan Telegrafi.com.

Mbrojtja do të përbëhet me katër futbollistë, me Hysajn dhe Binakun në krahë ndërsa qendra do të formohet nga Gjimshiti dhe Mavraj.

Taulant Xhaka do të jetë në qendër të mesfushës i ndihmuar nga dyshja Migjen Basha dhe Ledian Memushaj.

Ndërkohë pasi nuk ka se çfarë të humb, Panucci ka vendosur për tre sulmues.

Eros Grezda ka vendin e sigurt në formacion në krahun e majtë, ndërsa në qendër është rikthyer në formacion Bekim Balaj, shkruan Telegrafi.com.

I vetmi balotazh mbetet për krahun e djathtë të sulmit mes Myrto Uzunit dhe Enis Gavazajt.

Izraeli dhe Shqipëria përballen në Be’er Sheva me fillim nga ora 20:45.