Kombetarja e futbollit shënon fitoren e parë

Sport October 13, 2018 - 22:39

Në maj të vitit 2013 u pranuan në UEFA, ndërsa pritën shumë për të gjetur fitoren e parë.

Tifozët e kombëtares së Gjilbratarit pritën 5 vite dhe u ‘turpëruan’ plotë 22 herë nga kundërshtarët e tyre në ndeshjet zyrtare – derisa arritën fitoren e parë zyrtare, shkruan GazetaBlic

Gjilbratari është pranuar në UEFA në maj të vitit 2013, ndërsa në vitin 2014 zhvilluan ndeshjen e tyre të parë zyrtare. Ballafaqimi i tyre i parë zyrtar në ndeshjet e UEFA-s ishte me 7 nëntor të vitin 2014 ndaj Polonisë, ku edhe u turpëruan me rezultatin e thellë 0-7. Njejtë ndodhi edhe në sfidën e dytë, pasi Gjilbratari humbi me rezultatin 7-0 ndaj Irlandës katër ditë më vonë – por kësaj radhe në udhëtim…

Kombëtarja e Gjilbratarit nuk u dorëzua kurrë, derisa sot gjeti fitoren e parë. Që nga viti 2014, kjo kombëtare ka zhvilluar plotë 22 ndeshje zyrtare dhe ka humbur të gjitha. Në 22 ballafaqime, Gjilbratari ka pësuar 107 gola, po është e vërtetë 107 gola; një mesatare prej 4.8 gola për ndeshje.

Por në fund të çdo tuneli ka dritë dhe kjo u dëshmua sot. Pas 22 ndeshjeve dhe 107 golave të pësuar, Gjilbratari fitoi.

Kjo kombëtare sot ka thyer akullin dhe ka fituar ndaj Armenisë në udhëtim, në sfidën e Ligës së Kombeve. Gjilbratari ka mposhtur Armeninë në Yerevan me rezultatin minimal 0-1, falë golit të heroit Chippolina nga pika e bardhë e penalltisë.

Në sport nuk duhet të dorëzohesh kurrë!